Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DE BIASI

S’më tremb Serbia, na duhet përqëndrimi!

Foto: fshf.org

S’më tremb Serbia, na duhet përqëndrimi!


3 October, 2015 @12:22

Pasi që publikoi listën e lojtarëve të ftuar për përballjet vendimtare të Shqipërisë më 8 e 11 tetor, trajneri italian i përfaqësueses, Gianni De Biasi, ka bërë të ditur se lojtarët do të kenë pak kohë për t’u stërvitur dhe ka zgjedhur lojtarët që do të luajnë mirë. 

“Do të luajmë për mundësinë që të shkojmë direkt në EURO 2016. Shpresoj në ndeshje inteligjente dhe të japim gjithçka në fushë. Kam ftuar lojtarët që janë në formë të mirë fizike dhe që japin zemrën në fushë, si deri tash,” ka thënë fillimisht italiani. 

Shiko: TABELËN AKTUALE

“Me rëndësi është që të qëndrojmë dhe të luajmë të bashkuar, pasi kemi vetëm 2 ditë kohë për stërvitje,” ka vazhduar 56 vjeçari. 

Lexo: LISTA E DE BIASIT NDAJ SERBISË

“Serbia ka lojtarë cilësorë që luajnë në ekipe të mëdha europiane, që i vlerësojë mjaft. Por, kjo nuk më tremb aspak, të jem i sinqertë. Do të përballemi me ata,” ka thënë De Biasi kur u pyet për kundërshtarin e radhës. 

Përndryshe ai ka folur edhe për ndeshjen e kaluar për Portugalinë, që i shkaktoi kuqezinjëve humbjen e parë në Grupin I kualifikues për EURO 2016 pasi që u pyet nga gazetarët. 

Lexo: OPCIONET KUALIFIKUESE PËR SHQIPËRINË

“Nuk jam i kënaqur me lojën ndaj Portugalisë. Ishte një gabim dhe sot po flasim për diçka tjetër këtu. Futbolli është kështu, me humbje dhe fitore. Duhet të përqëndrohemi në minutat e fundit, e jo si ndaj Portugalisë,” ka shtuar ndër të tjera ai. 

Shqipëria përballet me Serbinë në Elbasan Arena më 8 tetor, ndërsa udhëton drejt Armenisë për ndeshjen e 11 tetorit - që do të përcaktojë fatin e kombëtares për EURO 2016. 


 
Të gjitha lajmet nga