GRUPI B: ITALIA - SHQIPËRIA
S’mjafton goli historik, Shqipëria pëson nga kampioni aktual
15 June, 2024 @22:51
Kombëtarja e Shqipërisë, e nis me humbje Kampionatin Evropian duke u mposhtur me rezultat 2-1 kundër Italisë.
Shqipëria ndeshjen e nisi në mënyrën më të mirë duke shënuar në sekondën e 23’ me Nedim Bajramin, që ishte goli më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.
Alessandro Bastoni e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 11’ pas krosimit të Lorenzo Pellegrinit, derisa në minutën e 16’ Nicolo Barella e kaloi në epërsi Italinë.
Në pjesën e dytë nuk kishte gol tjetër dhe ndeshja përfundoi në favor të Italisë.
TABELA AKTUALE / GRUPET EURO 2024
Shqipëria ndeshjen e dytë do të luaj më 19 qershor kundër Kroacisë, kurse Italia me Spanjën më 20 qershor.