Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Sofyan Amrabat në Premier Ligë?!

Sofyan Amrabat në Premier Ligë?!


15 December, 2022 @16:10

Mesfushori maroken, Sofyan Amrabat që prej janarit të vitit të ardhshëm mund të bëhet pjesë e ligës më të fuqishme futbollistike, Premier League. Sipas raportit të lëshuar nga La Repubblica sot, Tottenham Hotspur është duke rivalizuar ashpër Liverpoolin dhe Atletico Madridin për mefsushorin aktual të Fiorentinës.

Ekipi nga Firenca në anën tjetër ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta lirojë lojtarin që ka cmimin prej 20 milionë eurove. Por, Tottenham është duke bërë gati ofertën prej 50 milionë eurove, që pritet t’ia ndryshojë menjëherë mendjen drejtuesve të ekipit vjollcë.

Amrabat 26-vjeçar kishte ardhur te Fiorentina nga Verona për 18 milionë euro. Ai karrierën e nisi te Utrecht, për ta vazhduar më pas te Feyenoord dhe Brugge, para se të arrinte në Serie A në sezonin 2019/20.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League