Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUESI KUQEZI

Sokol Cikalleshi zgjat kontratën me Konyaspor

Sokol Cikalleshi zgjat kontratën me Konyaspor


3 February, 2022 @15:29

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, edhe zyrtarisht sot ka vazhduar kontratën me ekipin e tij aktual, Konyaspor.

Cikalleshit kontrata aktuale i skadonte në fund të stinorit 2021/22, ndërsa ekipi ia vazhdoi atë edhe për dy stinorë tjerë.

“Jemi një familje e madhe këtu. Do të vazhdojmë kështu për të kryer sezonin në mënyrë më të mirë,” ka thënë ndër të tjera kavajasi 31-vjeç.

Cikalleshi që ka luajtur për reprezentacionet zinxhir të Shqipërisë përgjatë karrierës së tij, me seniorët ka regjistruar 45 paraqitje duke shënuar 12 gola për kuqezinjtë.

Përndryshe, këtë stinor në 19 paraqitje me Konyaspor Cikalleshi ka shënuar pesë herë në Superligën turke, ndërsa ecuria e mirë e skuadrës jep shpresa për lojtarin.

Konyaspor është e dyta në renditjen e Superligës turke me 9 pikë më pak se lideri Trabzonspor që ka 54 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga International