FERONIKELI 0-1 BALLKANI

Solomon vendimtar, Ballkani lider
28 November, 2021 @15:34
Ballkani është rikthyer në krye të Superligës pasi që ka kryer detyrën e vetë në Drenas, ndërsa dueli derbi i trajnerëve që njihen për deklarata pompoze, ka përfunduar pa gola.
Ballkani mposhti Feronikelin në Rexhep Rexhepi me rezultat minimal, 0-1 ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Theo Solomon, që pranoi mirë asistimin nga Nazmi Gripshi, për të vendosur ndeshjen, Feronikeli 0-1 Ballkani [Theo Solomon 25].
Ballkani dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes sot, ndërsa Feronikeli rrezikoi njëherë dhe atë në pjesë të dytë kur Kaltrin Seferi qëlloi shtyllën e mysafirëve (84).
Te mysafirët u dallua sot edhe Meriton Korenica, por i njëjti nuk arriti të shënojë, përkundër tentimeve të tij (20, 62).
Me këtë fitore Ballkani ka dalë në krye të renditjes së Superligës dhe tash ka një pikë më shumë sesa Gjilani ndjekës, lider i deridjeshëm.
Në anën tjetër Feronikeli ka pësuar për herë të dymbëdhjetë këtë stinor dhe vendi i fundit i tabelës tashmë sa po kalon koha po “vuloset” për ata.