MEDIA

Spanjollët s’e regjistrojnë Kosovën në tabelë!!!
26 March, 2021 @11:37
Jo vetëm shteti spanjoll, por edhe mediat e këtij vendi kanë problem me emrin e Kosovës.
Krejt ky problem, pasi që Spanja nuk e pranon Kosovën si shtet, për shkak të, sipas tyre, ngjashmërisë së situatës së Kosovës me regjionin e Katalonisë atje.
Së fundi, edhe gazeta e madhe sportive AS në tabelën e paraqitur në web-faqen e saj Kosovën nuk e ka paraqitur me shkurtesë sikurse vendet tjera, derisa ka paraqitur vetëm flamurin.
Përndryshe, Spanja - Kosova takohen më 31 mars në Sevilla të Spanjës, ndërsa vendasit rezistuan disa herë për përdorimin e flamurit dhe himnit të Kosovës, para se të vinë reagimet e shumta dhe në fund është thënë se do të respektohet protokolli i FIFAs.
Gjithçka do të shohim më 31 mars, në Sevillë.