SERIE A

Spezias i mbetet gëzimi në fyt, asnjë minutë për Ismajlin
23 January, 2021 @19:53
Skuadra e Spezias, ishte shumë afër ta rrëmbente një pikë nga Roma, por gëzimi i tyre i mbeti në fyt.
Daniele Verde e barazoi rezultatin në minutën e 90, kurse në minutën 90+2’ shënoi Lorenzo Pellegrinin për Romën, dhe e fituan ndeshjen 4-3.
Në këtë ndeshje, te Spezia nuk luajti asnjë minutë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ndërkohë që Marash Kumbulla ishte startues dhe luajti 90 minuta te Roma.