Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"ZAHIR PAJAZITI"

Stadiumi i Llapit bëhet me bari natyral

Foto: Petrit Miftari

Stadiumi i Llapit bëhet me bari natyral


10 June, 2021 @14:14

Stadiumi “Zahir Pajaziti” i Podujevës, në të cilin skuadra e Llapit i zhvillon ndeshjet si vendase, nga stinori i ri do të jetë me bari natyral, në vend të atij sintetik sic ka qenë deri më tani.

Drejtuesit e klubit llapjan sot kanë nënshkruar kontratë me kompaninë turke që është e licencuar nga UEFA dhe FIFA, “Iren limited sirket”, për realizimin e këtij projekti.

Kompania në fjalë bënë ndërtimin e fushave dhe i mirëmbanë të gjitha fushat e Superligës së Turqisë, shkruhet në njoftimin e Llapit, ndërsa në arritjen e kësaj marrëveshjeje ka pasur mbështetje edhe nga FFK-ja.

Me këtë, stadiumi “Zahir Pajziti” do të përmbush njërin prej standardeve kyqe të UEFA-së për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit ndërkombëtar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga