Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA

Stambolli mund të jetë nikoqir për finale të tjera

Stambolli mund të jetë nikoqir për finale të tjera


14 May, 2021 @17:03

Pas vendimit të UEFA-së që finalja e këtij stinori të Ligës së Kampionëve të bartet nga Stambolli në Porto, shtëpia evropiane e futbollit mund të marrë edhe vendime të tjera, kësaj radhe në dobi të metropolit turk.

Sipas mediumit turk, Fanatik, nga diskutimet e zyrtarëve të UEFA-së me ata të Federatës së Futbollit të Turqisë, është arritur pajtueshmëria që në Stamboll të luhet finalja e Ligës së Kampionëve për sinorin 2022/23.

Gjithashtu si mundësi mbetet edhe organizimi i ndeshjes së UEFA Superkupës për këtë stinor, e cila do të luhet në muajin gusht ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa League.

UEFA pritet që këto vendime t’i zyrtarizojë pas mbledhjes së radhës të Kuvendit.

Finalja e sivjetshme e Ligës së Kampionëve ishte zhvendosur nga Stambolli në Porto për shkak të masave kundër pandemisë në Turqi dhe mundësisë që në Portugali ndeshja të zhvillohet me praninë e një numri të konsiderueshëm të shikuesve.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League