CHAMPIONS LEAGUE

Zyrtare: Finalja e Ligës së Kampionëve ndërron vend
13 May, 2021 @13:09
Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/21 nuk do të luhet në Stamboll.
Para pak çastesh, është bërë e ditur nga UEFA-ja se finalja do të luhet në Porto të Portugalisë.
Për shkak të rasteve të shumta me COVID në Turqi, UEFA-ja ka marrë këtë vendim.
Në këtë finale të dyja skuadrat do të kenë nga 6 mijë bileta për tifozët e tyre.
Në finale do të përballen dy skuadra angleze, Chelsea dhe Manchester City, më 29 maj.