Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Kupa e Kosovës i takon Llapit, finalen e vendosin penalltitë

Kupa e Kosovës i takon Llapit, finalen e vendosin penalltitë


12 May, 2021 @23:56

Skuadra e Llapit e arriti qëllimin kryesor. Kupa e Kosovës është ngritur nga duart e futbollistëve llapjanë.

Trajneri Tahir Batatina arriti ta bëjë “Llapin evropian” duke e mposhtur në finale me shumë mund skuadrën e Dukagjinit.

Fituesi i finales u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më e suksesshme u tregua skuadra llapjane.

MOMENTET E NDESHJES

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, 0-0, derisa në vazhdime portat u tundën nga një herë nga të dyja anët.

Altin Merlaku i Dukagjinit shënoi në minutën 115’ për rezultatin 1-0 në të mirë të Dukagjinit, por në momentin kur të gjithë menduan se fitues i Kupës po bëhej Dukagjini, Elvis Prençi doli në skenë duke e barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke e çuar ndeshjen në ekzekutim të penalltive.

Te penalltitë Dukagjini dështoi në tentimin e katërt dhe të pestë me Ilir Sylën dhe Altin Merlakun, të cilët nuk arritën ta kalojnë portierin shtatlartë të llapjanëve, Marjan Coric.

Në anën tjetër te Llapi shënuan Arbnor Ramadani, Sava Gardasevic, Bujar Idrizi dhe Muhamet Hyseni, derisa dështoi Ahmed Januzi.

Për klinasit penalltitë i shndërruan në gol Vildan Kerim, Elton Basriu dhe Fatlum Gashi.


Trofeu historik!

Për Llapin ky është trofeu historik pasi është fituar për herë të parë në histori të klubit.

SKEMA E KUPËS

Deri te ky sukses Llapi arriti duke mposhtur skuadra të forta të Superligës si Ballkani, Trepça ‘89 dhe Prishtina.

Tani kjo Kupë ia hap rrugët Llapit për pjesëmarrje në garat evropiane për edicionin 2021/22, përkatësisht në kualifikimet e UEFA Conference League, për ta përfaqësuar Kosovën në këtë garë së bashku me skuadrën që do të dalë nënkampione e Kosovës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës