Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI KOSOVAR NË LIGUE 1

Startuesit Rashani e Zhegrova zëvendësohen në fitoren e Lille-it

Foto: Clermont/fb

Startuesit Rashani e Zhegrova zëvendësohen në fitoren e Lille-it


28 December, 2022 @23:18

Dyshja e Kosovës, Elbasan Rashani dhe Edon Zhegrova, kanë qenë startues në përballjen që e luajtën si kundërshtar, derisa ekipi i Rashanit Clermont është mposhtur në shtëpi nga ai i Zhegrovës, Lille.

Lille ka fituar ndeshjen 0-2 [Angel Gomes 68pen., Mohamed Bayo 90+4], ndërsa Zhegrova që nisi ndeshjen nga minuta e parë, u zëvendësua pas 78 minutash lojë nga reprezentuesi amerikan, Tim Weah.

Në anën tjetër Rashani luajti deri në minutën e 82 për ekipin e tij, që në fund u mposht. Lille tash është i gjashti me 29 pikë pas 16 xhirosh, ndërsa Clermont ka 19 pikë dhe gjendet në pozitën e 10.


kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1