Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRO LEAGUE

Stinori i anuluar, Belgjika shpall kampionin

Foto: clubbrugge.be

Stinori i anuluar, Belgjika shpall kampionin


15 May, 2020 @23:27

Një muaj më parë, më saktë të parët ndër dhjetë ligat më të forta të Evropës, belgët anuluan stinorin 2019/20.

E sot, është bërë e ditur edhe zyrtarisht se Brugge është shpallë kampion i stinorit 2019/20 në ProLeague të Belgjikës.

Ky është titulli i 17 i kampionit për ekipin nga qyteti me të njëjtin emër dhe i treti në pesë stinorët e fundit.

Ata ishin për 15 pikë më shumë në vend të parë sesa ndjekësi i parë i tyre, Gent.

Me këtë, Brugge automatikisht bëhet pjesë e fazës grupore të Ligës së Kampionëve për stinorin 2020/21.

Në takimin që u zhvillua sot, liga ka vendosur që Beveren të bie nga elita e futbollit belg, ndërsa Gent të jetë pjesëmarrës në kualifikime të Ligës së Kampionëve, kurse Charleroi, Antwerp dhe Standard i Mërgim Vojvodës të jenë pjesëmarrës në Europa League.

Pro League Belgjika


 
Të gjitha lajmet nga International