ROSSONERI

Strakosha i pafat në debutim, pëson dy gola nga Milani
20 September, 2016 @22:49
Portierit kuqezi, Thomas Strakosha, i ka ardhur koha të luajë në Serie A.
Ai sot ka debutuar për Lazion në ndeshjen kundër Milanit, ku ky i fundit shënoi fitore me rezultat 2-0.
Goli i parë i rossonerëve u shënua nga Carlos Bacca, i cili pas një kundërsulmi të shpejt, mbeti ballpërballë me portierin Strakosha dhe pa shumë vështirësi arriti të shënojë.
Ndërsa goli i dytë u shënua nga M’Baye Niang në minutën 74’ nga penalltia.
Me këtë fitore Milani është ngritur përkohësisht në pozitën e tretë, ndërsa Lazio tani bie në pozitën e shtatë, me po aq pikë.