XHIROJA E FUNDIT E STINORIT

Struga para historisë, sot dueli vendimtar
16 May, 2021 @11:14
—Struga para ndeshjes historike | Klubi nga Struga, KF Struga TrimLum, nëse arrin që sot të mposht Sileksin si mysafir (fillon në ora 16:00) do të sigurojë plasmanin historik në gara evropiane.
Sot zhvillohet xhiroja e fundit e Ligës së Parë të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ku KF Shkëndija është shpallë kampione disa javë më parë, ndërsa Shkupi është nënkampion — dhe që të dy kanë siguruarar garat evropiane.
Në rast se këtë e arrin edhe Struga, atëherë të trija vendet e elitës së kampionatit verimaqedonas do të ‘okupohen’ nga klubet shqiptare të futbollit.