DRENICA - DRITA

Rasti i fundit për Dritën, i nevojitet ndihma e Gjilanit
16 May, 2021 @10:43
Drita sot do të përballet me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj nga ora 15:00.
Kampionja aktuale e Superligës, Drita, sot kërkon fitoren dhe humbjen e Prishtinës ndaj Gjilanit, për të shpresuar mbrojtjen e titullit.
Drita në ndeshjen e parë e mposhti Drenicën me rezultat 4-1, kurse në ndeshjen e dytë 0-3. Ndeshja e tretë në mes të këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 1-1.
Drita aktualisht me 70 pikë gjendet në pozitën e dytë, kurse Drenica me 42 në pozitën e gjashtë.