SUPERLIGA TURKE

Besiktas kampion, Galata humb titullin për një gol
15 May, 2021 @21:47
Skuadra e Besiktasit, duke e mposhtur Goztepen me rezultat 1-2, shpallet kampion në Superligën e Turqisë.
Domagoj Vida shënoi për Besiktasin që nga minuta e 10’, por rezultati u barazua në minutën e 24’ nga Alpaslan Ozturk.
Heroi i Besiktasit ishte Rachid Ghezzal, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 69’.
Skudra e trajnerit Sergen Yalcin, minutat e fundit i kaloi nën ethe, ngase në ndeshjen tjetër Galatasarayi fitonte me rezultat 3-1, por nuk arriti të shënojë edhe një gol për t’u stolisur me titullin kampion dhe kështu Besiktasi arriti titullin e 16 në histori të klubit.
Edhe Fenerbahçe fitoi ndeshjen me Kayserisporin me rezultat 1-2, por nuk ndikoi në renditjen përfundimtare.
TABELA AKTULE
1.Besiktas 84p 45+
2.Galatasaray 84p 44+
3.Fenerbahçe 82p 31+