CHELSEA 0-1 LEICESTER

Foto: Leicester City
Pas 4 finaleve të humbura, Leicester fiton FA Cup
15 May, 2021 @20:27
Leicester City ka mposhtur skuadrën e Chelseat me rezultat 0-1, duke u shpallur kampion i FA Cup për herë të parë në historinë e klubit.
Golin e fitores për dhelprat e shënoi Tielemans në minutën e 63’ pas një asistimi të Thomasit. Chelsea gjeti rrugën e golit në minutën e 89’ përmes Chilwellit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, me të dyja skuadrat që nuk arritën të krijojnë asnjë goditje në portë. Chelsea u tregua më sulmues në pjesën e dytë duke kërkuar golin e barazimit, por Leicesteri u mbajt edhe falë formës së mirë të portierit Schmeichel.
Kjo nuk do të jetë finalja e fundit për Chelsean këtë stinor, pasi që më 29 maj do të ndeshet me Manchester Cityn për trofeun prestigjoz të Ligës së Kampionëve.
Ky është trofeu i parë i FA Cup në histori për Leicesterin, pas 4 finaleve të humbura ndër vite (1968/69, 1962/63, 1960/61 dhe 1948/49)