Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVE 3-2 INTER

Juventusi mposht kampionin, mban gjallë shpresat

Juventusi mposht kampionin, mban gjallë shpresat


15 May, 2021 @20:09

Juventusi ka shënuar një fitore jetike në garën për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, duke mposhtur kampionin Inter me rezultat 3-2. Në një ndeshje të tensionuar ku u akorduan plot 3 penallti, Juve arriti t’i marrë 3 pikët përmes një goli të Ronaldos dhe një dy-golëshi të Cuadrados.

Juventusi kaloi dy herë në epërsi në pjesën e parë, fillimisht përmes Ronaldos e më pas përmes Cuadrados. Interi barazoi fillimisht me Lukakun e më vonë përmes një autogoli të Chiellinit, por Cuadrado shpëtoi ekipin e tij kur në minutën e 88’ të ndeshjes konkretizoi në gol penalltinë e akorduar, duke mbajtur gjallë shpresat e Biankonerëve për Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e katërt me 75 pikë, dy më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak.

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A