GJILANI - PRISHTINA

Prishtina mund të shpallet kampione sot
16 May, 2021 @10:49
Liderja e Superligës së Kosovës, Prishtina, sot mund të shpallet kampione në ndeshjen kundër Gjilanit.
Prishtinës i nevojitet së paku një barazim për tu shpallur matematikisht kampione.
Bardhekaltërt titullin e fundit e kishin fituar në vitin 2013.
Behar Maliqi dhe Besnik Krasniqi ishin pjesë e skuadrës në titullin e fundit.
Prishtina me 75 pikë gjendet në krye të tabelës me 5 pikë më shumë se Drita në pozitën e dytë.