VUSHTRRI

Pamje nga arkivi/ Foto: Valdrin Hasani/ KFVushtrria/fb
Rënia në Ligë të Dytë, edhe tifozët e Vushtrrisë reagojnë
16 May, 2021 @10:50
Derisa në Prizren Arpagjik’t po protestojnë për shkak të rezultateve jo të mira dhe po e cilësojnë stinorin e dështuar për shkak të përfundimit të ekipit të tyre në mes të tabelës, në anën tjetër, gjendja është edhe më e keqe në Vushtrri.
Skuadra e Vushtrrisë, kampione e Superligës në stinorin 2013/14 me Milot Rashicën e Labinot Osmanin golashënues dikur, tashmë ka rënë në Ligë të Dytë të Kosovës.
E pas rënies, ka reaguar tifozëria e klubit Forca, shkruan portali Vushtrria Online.
REAGIMI:
Nga sot, KF Kosova (V) edhe zyrtarisht bie ne Ligen e Dyte. Perkunder faktit se shume here reaguam, protestuam e besa edhe i paralajmeruam institucionet komunale dhe kuvendaret e klubit tone qysh ne fillim se jemi ne rrugen e cila na shpie drejt humneres. Ju kujtojme se ishim pjese e Superliges ne kohen kur z.Xhafer Tahri na e solli ne mbledhjen e tifozeve njeriun me emrin Bajrush, ku gjate ketij takimi aty u cek se gjasat per renie nga Superliga jane zero dhe se per 100 vjetor te themelimit te klubit (2022) qyteti do ta festoj si kampion i Kosoves.
Te gjitha keto i mori era, por ne prap i dhamë nje shans tjeter kryesise duke kerkuar qe ta rikthej klubin ne Superlige. Kjo nuk ndodhi, qysh ne fillim u panë qellimet e Bajrushit dhe heshtja e dyshimtë e Xhafer Tahirit. Perforcime nuk pati, ndodhi largimi masiv i lojtareve, mungonin pagat e rregullta te lojtaret. Te gjitha keto ishin te mjaftueshme qe ta dinim seriozitetin e Bajrushit , dhe te gjitha keto fakte nuk mjaftonin per Xhafer Tahirin ne takimet tona te shumta qe patem me te.
A duhet ndokush te marr pergjegjesi per kete situate te krijuar, kur dihet se prej qe egziston klubi nuk ka qene pjese e rangut kaq te ulet?
Ku eshte kryetari Xhafer Tahiri i cili publikisht garantojke se nuk do te bie klubi ne Ligen e Dyte? Ku mbeten Kuvendaret e klubit qe ngriten doren per Bajrushin e nuk e ngriten kur ke nevoja qe mos te vie deri ketu klubi yne i zemres? Pse kjo heshtje? Humbet mundin nje shekullor te shume brezave dhe derdhen ndjeres dhe gjak per keto dy ngjyra, qe rrezikuan jeten e tyre nga okupatori serb vetem per keto dy ngjyra.
Por mos harroni, do t’ju mallkoj koha nje dite.
Turpi qofte mbi ju!
Zoti ju japt hakun!