L'POOL

REUTERS
Suarez mund të largohet!
12 July, 2013 @11:12
Pasi që nuk arriti assesi që ta transferojë argjentinasin Gonazalo Higuain nga Real Madridi, Arsenali tani i ka kthyer sytë kah Luis Suarezi.
Uruguajani i cili disa herë është thënë se është i pakënaqur në Liverpool, përveç Arsenalit po kërkohet edhe nga Real Madridi.
Javën e kaluar Liverpool e kishte refuzuar ofertën 30 milionë funtëshe të Arsenalit. Drejtuesit nga Anfield Road nuk e kanë ndërmend ta shesin Suarezin, mirëpo sipas tyre çdo ofertë nuk është e refuzueshme.
Të kuqtë janë të vendosur që të mos negociojnë për çmimet më pak se 40 milionë funta.
Përveç Arsenalit dhe Real Madridit, emri i Luis Suarezit shpesh është përmendur edhe me Chelsean, Napolin dhe Bayern Munchenin.