KUALIFIKIME - GRUPI A
Suedia e Holanda ndajnë pikët
6 September, 2016 @22:36
Në eliminatoren e Grupit A mes Suedisë e Holandës, nuk pati fitues.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, ndërsa të parët epërsinë e kishin vendasit përmes golit të Bergut në fundin e pjesës së parë. Holanda, e cila po kërkon ringjalljen pas dështimit për t’u kualifikuar në EURO2016, barazimin e gjeti me golin e Wesley Snejderit në pjesën e dytë, ndërsa më gola nuk pati.
Përveç Suedisë e Holandës, në Grupin A ndodhen edhe Franca, Bellorusia, Bullgaria e Luksemburgu.
Sneijder W.- GOAL - Sweden 1-1 Netherlands 2016… by ushtria-Clirimtare-e-kosoves-uCk