PARA NDESHJES
Kushtrim Munishi: Maksimalisht për fitore
6 September, 2016 @19:20
Trajneri i Prishtinës, që shënoi fitore në dy ndeshjet e para të Superligës, Kushtrim Munishi, ka kërkuar tre pikë nga lojtarët për ndeshjen e nesërme.
“Do t’i qasemi njëjtë edhe lojës kundër Hajvalisë si në të gjitha ndeshjet, pa e nënçmuar Hajvalinë e sidomos duke e pasur parasysh se vitin e kaluar kanë pasur një sezon të mirë dhe të suksesshme. Por, jo, jo, për shkak se janë fund të klasifikimit, nuk do të ndodh të mos-motivohemi apo mos të ta respektojmë kundërshtarin. Ekipi ynë është maksimalisht i motivuar dhe si me të gjitha skuadrat tjera hynë për ta fituar ndeshjen”, ka thënë para ndeshjes, kryetrajneri, Kushtrim Munishi.
Prishtina ka nisur shumë mirë stinorin e ri të Superligës 2016/17 dhe po llogaritet të jetë ndër favoritët për titull.
Nesër Prishtina luan ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës, ndaj Hajvalisë në “Agron Rama” të Obiliqit.