LORO BORIÇI
Zëvendësuesi i djeshëm, sjell 3 pikë
6 September, 2016 @14:20
Në minutat e mbetura që të luhen sot, pas ndërprerjes së ndeshjes për shkak të shiut mbrëmë kur rezultati ishte 1-1, Shqipëria e ka gjetur golin e fitores përmes Bekim Balajt në minutën e 89’, për ta mposhtur kështu Maqedoninë në ndeshjen e parë kualifikuese drejt Botërorit “Rusi 2018”.
Balaj ishte inkuadruar nga banka rezervë në këtë takim, ndërsa besimin e trajnerit e shpërbleu maksimalisht duke shënuar golin e fitores.
Kështu Shqipëria i fillon eliminatoret me fitore, ndërsa takimin e ardhshëm e luan ndaj Lihtenshtajnit më 6 tetor.