FSHF
Kombëtarja, nesër me hyrje të lirë
6 September, 2016 @1:04
FSHF ka vendosur që ndeshja që do të vazhdojë më 6 shtator, Shqipëria-IRJ Maqedonia, të jetë e lirë, pa pagesë për të gjithë adhuruesit. Ndeshja është caktuar të nis në ora 14, ndërsa edhe ata që kanë pasur biletë për këtë ndeshje, mund të vijnë në stadiumin “Loro Boriçi” për t’i përkrahur kuqezinjtë.
“Ti mbështesim djemtë tanë për një fitore të dëshiruar nga të gjithë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FSHF-së.
Shqipëria - IRJ Maqedonia u ndërpre në minutën e 76-të pranë rezultatit 1-1, për shkak të rrebeshit të shiut që shkaktoi vërshime në Shkodër.