PLAYOFF SEMI'S 4 QATAR'22

Suedia pas vazhdimeve, siguron finalen e PlayOffit
24 March, 2022 @23:28
Nëntëdhjetë minuta lojë, pa gol të shënuar. Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa në skenë ka dalë zëvendësuesi Robin Quaison për të cuar suedezët drejt finales së PlayOffit drejt Katarit 2022.
Quaison ka shënuar në minutën e 110 të ndeshjes për fitoren e Suedisë ndaj Çekisë 1-0 [Quaison 110] dhe kështu “vikingët” e Jane Andersonit kanë arritur të sigurojnë vend në finale të rrugës së tyre të PlayOffit ndaj Polonisë, që shkoi në finale pa lojë, pasi që kundërshtar kishin Rusinë, të cilën UEFA e eliminoi për shkak të luftës në Ukrainë.