Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 5-0 FERONIKELI

Sulley me hat-trickun e parë, Prishtina i kthehet fitores

Foto: KFPrishtina/fb

Sulley me hat-trickun e parë, Prishtina i kthehet fitores


4 May, 2022 @19:34

Pas rezultatit jo të mirë në xhiron e kaluar, Prishtina i është kthyer pritshëm fitores këtë xhiro, duke e mposhtur Feronikelin e rënë nga Superliga.

Bardhekaltërit kanë shënuar fitore të thellë, 5-0 ndaj rivalit të rënë, ndërsa Sadam Sulley ka shënuar hat-trickun e parë të tij në Superligë të Kosovës, derisa ekipi i drejtuar nga Abdulah Ibrakovic ka arritur fitoren më të thellë të stinorit [Sadam Sulley 12, 40, 52, Agim Zeka 17, Oto John 42], 5-0.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prodhoi shumë gola dhe aksione të shumta nga skuadra kryeqytetase përballë Feronikelit, skuadër e cila në elitën e futbollit kosovar po paraqitet me futbollistë të ri në moshë.

Prishtina që në minutat e para u lëshua me të gjitha forcat në sulm. Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 12-të. Leonit Abazi për mrekulli depërtoi në zonë duke e dribluar një futbollist mysafir, pason për Sadam Sulley i cili realizon për 1:0 nga afërsia.

Ekipi “bardhekaltër” nuk u ndal së shënuari duke e dyfishuar epërsinë në minutën e 17-të me një gol të bukur të shënuar nga rreth 25 metra përmes Agim Zekës (2:0).

TBELA AKTUALE

Feronikeli nga minuta e 27-të mbeti me 10-të futbollistë në fushë pasi portieri i ri Erion Mala dola nga 16-metërshi dhe shkaktoi ndërhyrje të palejuar ndaj Otto John ndërkohë që gjyqtari Mentor Ajeti e përjashtoi nga loja me karton të kuq.

Prishtina nuk e ndali ritmin e golave teksa i tretë erdhi në minutën e 40-të. Qëndrim Zyba asistoi për Sadam Sulley e ky i fundit me qetësi shënoi me një goditje brenda zonës për 3:0.

Dy minuta më pas, Prishtina e tundi rrjetën sërish. Zyba asistoi kësaj radhe për Otto John, i cili pas dy tentimeve e dërgoi topin në rrjetë (4:0).

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic në fillim të pjesës së dytë bëri katër zëvendësime duke i inkuadruar në lojë disa futbollistë që nuk e kanë pasur rastin që të luajnë edhe aq shumë si: Ahmet Haliti, Adonis Aliu, Gentrit Begolli e Arlind Shabani.

Goli i pestë dhe i fundit në ndeshje u realizua në minutën e 53-të kur Agim Zeka bashkëveproi bukur me Sadam Sulley, i cili pa shumë vështirësi shënoi nga afërsia për 5:0.

Deri në fund të ndeshjes u regjistruan edhe disa raste nga Prishtina, mirëpo golat në vazhdim munguan.

Prishtina pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e pestë me 45 pikë të grumbulluara.

Kryeqytetasit ndeshjen e radhës e zhvillojnë ndaj Ulpianës në Lipjan.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga