GRUPI C: LIVERPOOL - PSG
Super Firmino, Parisi ‘bie’ në ‘Anfield Road’
18 September, 2018 @23:02
Në duelin kryesor të natës së sontme në Champions League, Liverpooli shënoi fitore me rezultat 3-2 ndaj PSG-së, fitore e cila pak sekonda para se të mbyllej takimi.
Ndeshja në përgjithësi ishte atraktive dhe interesante, me të dyja skuadrat që kishin rastet e tyre për shënim, ndërsa seria e golave u hap nga skuadra vendase. Për 1-0 shënoi Daniel Sturridge me kokë, e më pas epërsia u dyfishua nga James Milner, i cili u tregua i saktë nga penalltia e fituar nga holandezi Wijnaldum. Pak para fundit të pjesës së parë, epërsia e anglezëve u ngushtua. Ishte Meunier i parisienëve ai që shënoi për 2-1, rezultat me të cilin u mbyll 45 minutëshi i parë.
Në pjesën e dytë, loja atraktive dhe sulmuese e skuadrave vazhdoi, ndërsa të parët që shënuan në këtë pjesë ishin francezët, goli i të cilëve erdhi nga Kylian Mbappe. E kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, në skenë doli Roberto Firmino, i inkuadruar nga banka rezervë, i cili me një goditje fantastike me të djathtë shënoi për 3-2 dhe ia dha fitoren Liverpoolit.
Firmino's match-winning finish. Incredible scenes.pic.twitter.com/WGflGKuM4l
— Rousing The Kop (@RousingTheKop) September 18, 2018
Për pak minuta sonte për Liverpoolin u paraqit edhe Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 85’ të ndeshjes në vend të Mo Salah.
Në takimin tjetër të grupit, Crvena Zvezda e ndali pa gola Napolin, duke bërë që kreu i grupit momentalisht t’i takojë Liverpoolit.
Të gjitha rezultatet e natës së sontme në Champions League:
GRUPI A
Club Brugge 0-1 Dortmund
Monaco 1-2 Atletico Madrid
GRUPI B
Barcelona 4-0 PSV
Inter 2-1 Tottenham
GRUPI C
Crvena Zvezda 0-0 Napoli
Liverpool 3-2 PSG
GRUPI D
Galatasaray 3-0 Lokomotiv Moscow
Schalke 1-1 Porto