JAVA E GJASHTË
Xhiroja e gjashtë hapet në Suharekë
18 September, 2018 @12:24
Xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll do të hapet në Suharekë, aty ku Ballkani vendas e pret Trepçën ‘89.
Më pas, 3 ndeshje të tjera do të luhen të shtunën, e dy të fundit të dielën, për ta kompletuar kështu xhiron e gjashtë.
Më poshtë është paraqitur orari i plotë i ndeshjeve të kësaj xhiroje.
E premte (21 shtator), 15:45
Ballkani – Trepça ‘89
E shtunë (22 shtator), 15:45
Flamurtari-Feronikeli
Liria-Llapi
KEK-u -Drenica
E diel (23 shtator), 15:45
Drita-Prishtina
Ferizaj-Gjilani