PAS NDESHJES JUVENTUS-SASSUOLO
Costa pritet të dënohet rëndë
17 September, 2018 @13:47
Pas një gjesti të ulët, josportiv, mesfushori i Juventusit, Douglas Costa pritet të dënohet rëndë nga Federata italiane (FIGC), bëjnë të ditur mediat italiane sot.
Douglas Costa goditi me bërryl Federico di Francescon dje në ndeshjen Juventus-Sassuolo.
Mirëpo, braziliani nuk u ndal me kaq. Ai më pas në një duel tjetër e goditi me kokë lojtarin në fjalë e krejt në fund, edhe e pështyu, që çoi deri te kartoni i kuq.
Dënimi për pështyerje është minimalisht 3 ndeshje moslojë, ndërsa hetuesi i rastit nga FIGC ka thënë se për veprimet josportive të Costës do të llogariten të gjitha gjatë ndeshjes, që mund të çojë suspendimin e tij deri në dy muaj dhe në të holla.
Douglas Costa spitting. Stupid & totally unnecessary. Will be a 3-4 match ban. pic.twitter.com/OGoJzzN5HN
— Tarek Khatib (@ADP1113) September 16, 2018