CAGLIARI - MILAN
Higuain shpëton Milanin
16 September, 2018 @22:39
Sulmuesi argjentinas i Milanit, Gonzalo Higuain, me golin e tij të shënuar në pjesë të dytë (55’) ka shpëtuar rossonerët nga humbja.
Cagliari, kishte ardhë heret në epërsi përmes Joao Pedros (4’) 1-0 dhe ruajti këtë rezultat deri në fund të pjesës së parë.
Milan sulmoi më shumë dhe u duk më kërkues në pjesë të dytë, kur edhe gjeti barazimin. Mirëpo, pas golit, përkundër zëvendësimeve të Genaro Gattusos, rezultati nuk ndryshoi.
Futja e Tiemoue Bakayokos, Samu Castillejos dhe Diego Laxaltit nuk dhanë rezultat dhe kështu Milan u pajtua në fund me barazim, të parin këtë stinor.