EMPOLI - LAZIO
Parolo vendos
16 September, 2018 @19:52
Ka ardhur fitorja e dytë të stinorit për Lazion e Valon Berishës, derisa Marco Parolo ka vendosur fatin e ndeshjes me golin e vetëm të shënuar në minutën e 47-të të ndeshjes.
Valon Berisha për shkak të lëndimit ende nuk bën pjesë në ekipin e Lazios, ndërsa Thomas Strakosha ka qëndruar për 90 minuta në portën e romakëve në fitore.
Në anën tjetër, Frederic Veseli ka qenë gjithashtu 90 minuta në mbrojtjen e Empolit vendas, që u mposht për herë të dytë këtë stinor.
Për të mos e harruar, edhe Riza Durmishi ka qenë në lojë te Lazio në 15 minutat e fundit të ndeshjes, kur hyri si zëvendësues i Luis Albertos.
Check out this awesome video: Marco Parolo Goal HD - Empoli0-1Lazio 16.09.2018 https://t.co/hw191Hw2Fu
— Soccer is Life (@Socceri01388575) September 16, 2018