LIRIA - KEK
Me fitore, Liria del nga zona e rrezikshme
16 September, 2018 @17:37
Skuadra e Lirisë ka shënuar fitore në goleadë ndaj KEK-ut sot në Përparim Thaqi, duke shënuar fitoren e dytë të stinorit pas 5 xhirove të zhvilluara.
Mysafirët e KEK-ut që nuk kanë ende asnjë pikë në Superligë, përkundër se ia nisën ndeshjes me rast për të shënuar, më pas pësuan dhe në fund u pajtuan me humbjen e pestë të stinorit.
Serisë së golave për Lirinë ia nisi Fatih Karahoda (30’) për ta vazhduar Qëndrim Gashi (41’) dhe Liridon Fetahaj (44’). Me 3-0 përfundoi pjesa e parë në të mirë të Lirisë.
Në pjesë të dytë, erdhën edhe më shumë gola. Liria e bëri 4-0 kur Robert Gjeraj (55’) shënoi nga penalltia, ndërsa Stullqaku (65’) dha golin e parë për elektricistët për 4-1.
Derisa Qëndrim Gashi (69’) u përkujdes për 5-1, ka qenë Atdhe Grajçevci që nuk lejoi shkëputjen më të madhe në rezultat, kur shënoi për 5-2 (75’). Karahoda shënoi edhe golin e dytë të ditës, një minutë para fundit, 6-2 (89’).
Liria me këtë fitore sado pak do të mund të merr frymë, derisa KEK-ut nuk po i shkruhet mirë dhe do të duhet të kërkojë pikët e para në Superligë në përballjet e radhës.
11-shet startuese:
LIRIA: | Hodaj, Thaqi, Dina, Validio, Gjeraj, Mustafa, Kryeziu, Fetahaj, Mitraj Gashi, Karahoda. Trajner: Bedredin Gjinali. | ||
KEK: | Nika, Hashani, Rakovica, Govori, Lleshi, Grajqevci, Berisha, Namani, Preniqi, Vitija, Stullqaku. Trajner: Enis Nasufi |