PRISHTINA - FERIZAJI
Ferizaji nxjerr pikën e parë si mysafir
15 September, 2018 @21:33
Prishtina pas dy fitoreve radhazi, tash ka regjistruar edhe barazimin e dytë me radhë.
Ekipi i Mirel Josës nuk ka arritur të gjejë rrugë drejt fitores karshi Ferizajit të Afrim Tovërlanit sot në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke barazuar 0-0 në fund.
Në pjesën e parë, të dyja ekipet kishin nga një gjysmërast. Së pari Argjend Mustafa tentoi për Prishtinën nga largësia, duke goditur mbi portë. Ndërsa pas tij, Dren Gashi i Ferizajit shutoi pranë portës.
Në pjesën e dytë loja u ndal shumë herë për shkak të kartonëve të verdhë, por edhe zëvendësimeve taktike të trajnerëve që kërkonin golin.
Prishtina futi Alen Jasharovskin e Arbër Hoxhën, ndërsa Ferizaji Granit Jasharin, Mentor Mazrekajn dhe Avdyl Halitin - por që në fund, asnjëri nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar dhe kështu Ferizaji kapi një pikë të madhe, të parën si mysafir këtë stinor dhe barazimin e parë në përgjithësi, pas fitores së vetme ndaj Lirisë si vendas këtë stinor.
Në anën tjetër Prishtina, që ka një lojë më pak, ka regjistruar barazimin e dytë me radhë pas dy fitoreve në fillim të stinorit.
11-shet startuese:
PRISHTINA: | Bekaj, Dallku, Thaqi, Bekteshi, Bashiru, Mustafa, Boshnjaku, Mankenda, Arago, Korenica, Khalid. Trajner: Mirel Josa. | ||
FERIZAJI: | Kacar, Mone, Marku, Haxhaj, Kaqiku, Asani, Hamiti, Gashi, Luma, Bërbatovci. Trajner: Afrim Tovërlani. |