GJILANI - BALLKANI
Ballkani befason, e dyta si mysafir
15 September, 2018 @17:45
Ballkani ka shënuar fitoren e dytë të stinorit dhe të parën me trajnerin e ri Sami Sermaxhaj, derisa ka befasuar Gjilanin e pamposhtur deri tash në Superligë, duke e fituar 1-3 sot.
Ka qenë Visar Berisha (17’) 0-1 që i ka dhënë epërsinë Ballkanit sot, derisa Vilfor Hysa ka barazuar shpejt për 1-1 (28’) për të këndellur situatën në terren.
Por, mysafirët dukeshin të vendosur dhe kështu vazhduan, derisa Jetmir Topalli shënoi për 1-2 (35’) për të shkuar të qetë në pushim suharekasit.
E në pjesë të dytë kur pritej rikthimi i Gjilanit në lojë, përkundër rasteve dhe zëvendësimeve të Sadat Pajazitit, goli i vendasve nuk erdhi.
E këtë e shfrytëzuan mysafirët përsëri, kur Egzon Shabani shënoi për 1-3 (73’) për t’ia dhënë goditjen përfundimtare gjilanasve dhe për t’ia sjellë fitoren e madhe ekipit të tij.
11-shet startuese:
GJILANI: | Kaçiu, Magani, Kastrati, Mauricio, Papuçi, Jefferson, Hyseni, Sadriu, Nika, Caesar dhe Hysa. Trajner: Sadat Pajaziti. | ||
BALLKANI: | Ruxhi, Potoku, Kukaj, Berisha, Krasniqi, Baftiu, Shabani, Elezaj, Topalli, Manevski, Emini. Trajner: Sami Sermaxhaj. |