BESA
Ismet Munishi largohet nga Besa
13 September, 2018 @23:10
Vetëm 3 xhiro pas fillimit të Ligës së Parë, Ismet Munishi është larguar nga skuadra e Besës.
Lajmi u bë i ditur nga trajneri në fjalë në Facebookun e tij personal, ku shkroi që nga klubi pejan do të largohet për arsye personale.
Pas 3 xhirove, Munishi e lë Besën në krye të Ligës së Parë me 7 pikë, ndërsa se cila do të jetë skuadra e re e Munishit, do ta kuptojmë në vijim.
Sa për informatë, pa trajner aktualisht është skuadra e Dritës, nga e cila dje u largua Bekim Isufi.
A mund të kemi një rikthim të Munishit te Drita? Presim e shohim.