KEK-u - TREPÇA '89
‘89-shi bindshëm ndaj KEK-ut, e para e sezonit
12 September, 2018 @17:42
Lehtë për Trepçën ‘89 kaloi ndeshja e luajtur sot ndaj KEK-ut në Obiliq.
Mitrovicasit dominun që nga fillimi dhe shënuan 3 herë në pjesën e parë, për të mos lënë diskutime sa i përket fituesit të ndeshjes, derisa epërsia u thellua edhe më tepër në pjesën e dytë.
Mircevski, Bujcevski, Vitia (autogol), Shoshi dhe Velinov ishin realizatorët e mitrovicasve, derisa golin e nderit për KEK-un e shënoi Gëzim Berisha nga penalltia dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-5.
Kjo ishte fitorja e parë për Trepçën ‘89 sivjet, kurse KEK-u mbetet akoma pa pikë.
FORMACIONET ZYRTARE
KEK-u: Nika, Rakovica, Grajçevci, Hashani, Tejeci, A. Preniqi, Berisha, Veliu, Stullqaku, Sh. Preniqi. Trajner: Enis Nasufi TREPÇA '89: Hugo, Pira, Maloku, Basriu, Gava, Muja, Hyshmeri, Rusi, Mircevski, Bujcevski. Trajner: Gugash Magani |