ANGLIA - ZVICRA
Xhaka-Shaqiri startues, Anglia mposht Zvicrën
11 September, 2018 @23:24
Në përballjen miqësore të zhvilluar sonte në King Power të Leicesterit, Anglia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat minimal, 1-0.
Golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Gareth Southgate e shënoi sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford (54’), për të këndellur ekipin pas disfatës nga Spanja në Ligë të Kombeve.
Te Zvicra, nga shqiptarët, vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë startues, ndërsa në pjesë të dytë është futur edhe Albian Ajeti, që luajti prej minutës së 66-të të ndeshjes.
Xhaka luajti deri në fund të takimit, 90 minuta, ndërsa Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të të ndeshjes nga sulmuesi Haris Seferovic.