UEFA
UEFA konfirmon kupën e tretë
11 September, 2018 @12:44
Në fillim të sezonin 2021-2022, UEFA do të nis garën e tretë ekipore përkrah Ligës së Kampionëve dhe Europa League.
Ideja ishte shfaqur së pari në fund të gushtit, gjersa sot është konfirmuar nga Shoqata e Klubeve të Futbollit – ECA, e cila ka miratuar idenë e UEFA-s.
Ndonëse me detaje minimale, gara e re e UEFA-s, do të shkurtojë numrin prej 48 ekipeve të Europa League në 32 ekipe, sa do të ketë edhe gara e re e UEFA-s. Me 32 ekipet e Ligës së Kampionëve, numri i përgjithshëm do të ngjitet në 96 ekipe që do të garojnë në nivel kontinental në vjeshtën e vitit 2021.
Deri në vitin 1999, UEFA ka organizuar Kupën e Fituesve të Kupave, e cila është inkorporuar në Kupën UEFA, e më pas edhe në Europa League e cila përfshirë edhe Kupën Inter-Toto.