FORMACIONI POTENCIAL I KUQEZINJËVE
Shqipëri “bunker” apo e njejtë si ndaj Izraelit
10 September, 2018 @11:16
Sot është dita kur Shqipëria mund të bëj hapin e madh në Ligë të Kombeve. Ndeshja e parë si mysafir në grup dhe atë ndaj Skocisë së lënduar, pasi këta të fundit u mposhtën keq nga Belgjika, 0-4, në miqësoren e fundit.
Christian Panucci në konferencën e djeshme për shtyp në Hampden Park ka thënë se kuqezinjtë do të provojnë fitoren.
“Ne në çdo ndeshje futemi në terren duke kërkuar fitoren. Pasaj çka sjell ndeshja ajo është tjetër, varet nga shumëçka. Mirëpo, ne do të provojmë fitoren,” kanë qenë ndër të tjera fjalët e teknikut italian.
Në anën tjetër, duke ditur se Skocia është e lënduar nga humbja dhe selektori Alex McLeish është nën presion të madh, pasi që ekipi nuk po shënon fitore në 4 nga 5 ndeshjet e fundit, skocezët mund të kërkojnë rikthimin në formë dhe startin e mbarë në Ligë të Kombeve pikërisht ndaj Shqipërisë.
ORARI I NDESHJEVE, GRUPET dhe TABELA
Kështu, Panorama Sport ka publikuar dy lloje 11-shesh potenciale të Panuccit për këtë ndeshje, ku njëra është bunker total, për të synuar me kundërsulme, ndërsa tjetra, thuajse identike me atë ndaj Izraelit.
11-shja e Shqipërisë (versioni mbrojtës):
PORTIER: Thomas Strakosha;
MBROJTJE: Berat Xhimshiti, Frederic Veseli, Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj dhe Egzon Binaku;
MESFUSHË: Taulant Xhaka, Migjen Basha, Ledian Memushaj (Sabien Lilaj) dhe Jahmir Hyka;
SULM: Bekim Balaj.
11-shja e Shqipërisë (version standard):
PORTIER: Thomas Strakosha;
MBROJTJE: Berat Xhimshiti, Frederic Veseli, Elseid Hysaj dhe Egzon Binaku;
MESFUSHË: Taulant Xhaka, Migjen Basha, Ledian Memushaj; Enis Gavazaj dhe Jahmir Hyka;
SULM: Bekim Balaj.