KOSOVA - ISHUJT FAROE
Kosova vs. Ishujt Faroe, kjo nuk është përballja e tyre e parë
9 September, 2018 @16:29
Pas barazimit me Azerbajxhanin në Baku, Kosova nesër do të përballet me përfaqësuesen e Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.
Një ditë para ndeshjes, kujtojmë që kjo nuk do të jetë përballja e parë mes përfaqësueseve në fjalë.
Ishujt Faroe ishin kundërshtari i parë i Kosovës pas pranimit të saj në UEFA e FIFA, ndërsa ndeshja mes përfaqësueseve u zhvillua në stadiumin “Volksbank” të Frankfurtit në qershor të vitit 2016, ku të pranishëm ishin rreth 5 mijë shikues.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, fillimisht me karton të kuq u përjashtua Bersant Celina i Kosovës në minutën e 36’ të ndeshjes, e më pas erdhi epërsia e Kosovës, me Albert Bunjakun që shënoi me kokë pas krosimit nga Leart Paqarada, gol i cili ishte i pari për Kosovën si pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së.
Në pjesën e dytë, Kosova, atë kohë e drejtuar nga Albert Bunjaki, shënoi edhe një herë, me Elbasan Rashanin që u gjend mirë në zonë pas një topi të kthyer nga portieri i Ishujve Faroe dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-0, rezultat i cili shpresojmë të përsëritet edhe në takimin që luhet nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.