VAZHDOJNË STËRVITJET
Vjen Halimi, Kosova shpreson fitoren
9 September, 2018 @14:16
Pas kthimit me një pikë të fituar nga Azerbajxhani, përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje të lehta përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Ishujve Faroe.
Kosova pret nesër mbrëma Ishujt Faroe në kuadër të Ligës D3 të Kombeve. Ndërsa lajm i mirë është kthimi i Besar Halimit në ekip, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për përballje ndaj Azerbejxhanit.
ORARI I NDESHJEVE, GRUPET dhe TABELAT
Ishujt Faroe kanë arritur sot në Kosovë, ndërsa ata vijnë të motivuar me fitore ndaj Maltës nga ndeshja e parë dhe janë liderë të grupit.
Kosova nesër po shpreson në fitore, për të marrë lidershipin e grupit.
kosova