GJYQTARËT KOSOVARË
Franca U21 vs. Luksemburgu U21 drejtohet nga gjyqtarë kosovarë
9 September, 2018 @13:03
Lajm i mirë për futbollin kosovar!
Genc Nuza bashkë me ndihmësit e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do të drejtojnë përsëri ndeshje në nivelin ndërkombëtar.
Falë paraqitjes së mirë në drejtimin e ndeshjeve të kaluara të këtij niveli, UEFA ua ka besuar gjyqtarëve të lartpërmendur kosovarë ndeshjen kualifikuese Franca U21 vs. Luksemburgu U21, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019.
Gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Visar Kastrati, gjithashtu nga Kosova.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën më 11 shtator me fillim nga ora 20:45.