SHQIPËRIA - IZRAELI

Strakosha shpëton, Xhaka shënon për 3 pikë
7 September, 2018 @21:57
Fillim i mbarë i Christian Panuccit me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Shqipëria mposhti Izraelin 1-0 duke i marrë tre pikët e para në grup si dhe duke fituar motiv për ndeshjen e radhës ndaj Skocisë.
Ka qenë një moment i rëndësishëm në 10 minutëshin e pjesës së dytë, kur pas depërtimit të kapitenit Jahmir Hyka, ky i fundi pasoi te Taulant Xhaka që me godtje të drejtë dhe precize nga 16 metra shënoi për epërsi 1-0, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i ndeshjes.
Raste pas golit ka pasur Shqipëria edhe disa, por mbetet për t’u vuajtur ajo e Elseid Hysajt, që nuk shënoi i vetëm para portës kundërshtare. Sidoqoftë, fitorja e bëri të veten dhe me durim e stabilitet në fund, por me kundërsulme shterpe, arritën të ruajnë gjithçka dhe të marrin 3 pikë.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Pjesa e parë kaloi me raste konkrete në anë të mysafirëve. Izraelitët erdhën rrezikshëm, por edhe mbrojtja shqiptare i ndihmoi mjaft me nonshalancë, duke i lejuar të depërtojnë dhe të arrijnë deri të goli.
Deri te goli, ku ka qenë Thomas Strakosha fantastik. Njëshi i kombëtares ka qenë i pakalueshëm në 45 minutëshin e parë, duke qenë dy herë i vetëm plotësisht me sulmuesit izraelit - të gjitha 100% i mbrojti dhe mbrojti rezultatin 0-0 në 45 minutëshin e parë.
Sa i përket sulmit, një rast i mirë i Sindrit Gurit, një tjetër i Ledian Memushajt shkuan në pakthim, pasi që nuk u treguan të saktë karshi portës së mysafirëve.
Në fund, kuqezinjtë festuan fitoren pas një ndeshjeje të vështirë, me oscilime të rënda në mbrojtje, por stabile në krahë dhe mesfushë me përvojë për të arritur gëzimin.
What a rocket from XHAKA