PARA NDESHJES
Shqipëria pa Grezdën ndaj Izraelit
7 September, 2018 @13:30
Christian Panucci nuk do të mund të llogarit në lojtarin e Glasgow Rangers, Eros Grezda, para ndeshjes ndaj Izraelit sonte, në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Mediat shqiptare kanë mësuar se Grezda është larguar nga kampi kuqezi me lejen e stafit të ekipit, ndërsa Panucci ka rinisur llogaritë e tij për të krijuar 11-shen më të mirë të mundshme me futbollistët që ka në dispozicion para kësaj ndeshjeje.
Për shkak se kishte 5 muaj pa zhvilluar ndeshje për shkak të lëndimit dhe ishte prapa me përgatitje, Grezda është liruar, ndërsa arsye tjetër nga Panorama Sport është leja e qëndrimit dhe punës në Skoci, ku futbollisti do të vazhdojë karrierën.
Shqipëria luan ndaj Izraelit sonte në përballjen e parë të Ligës C të Kombeve, që nis në ora 20:45.