NJOFTIM I POLICISË
Policia shqiptare me njoftim për Shqipëri-Izreal
7 September, 2018 @12:01
Policia e Shqipërisë ka dalë me një njoftim dje lidhur me ndeshjen e sotme që ekipi kombëtar e luan ndaj Izraelit.
Ata u kanë bërë thirrje publikut që do t’i drejtohet Elbasan Arenës sonte që të jenë në stadium tre orë para se të nis ndeshja.
“Bëjmë me dije qytetarët se janë parashikuar masa rigoroze për ndalimin e hyrjes dhe përdorimit në stadium të parullave, pankartave apo provokimeve, që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës. Fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve të tjera piroteknike, i sendeve të forta apo metalike, si çelësa apo monedha, të cilat janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Mbajtja e maskave, shisheve, tregtimi i pijeve alkoolike apo mbajtja e armëve, etj. Gjithashtu është e nevojshme që sportdashësit të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes për të akomoduar në tribunat sipas biletave që kanë blerë, për të lehtësuar punën e Policisë së Shtetit dhe të ‘stjuartëve’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shqipëria ndeshet sonte me Izraelin në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjes së parë për të dyja vendet në garën e re të UEFA-së, Liga e Kombeve.
Në grup me Shqipërinë dhe Izraelin është edhe Skocia, me të cilën kuqezinjtë ndeshen katër ditë më vonë në udhëtim.
Skuadra që përfundon e para në grup, kalon në fazën playoff të Ligës C të kombeve, ndërsa e fundit, bie nga Liga C në atë D.