MIQËSORE

Belgjika deklason kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë
7 September, 2018 @21:51
Për shkak që grupet e tyre përmbajnë nga 3 ekipe dhe këtë xhiro nuk kishin ndeshje, Skocia dhe Belgjika luajtën një miqësore mes vete.
E kjo miqësore përfundoi me fitoren e thellë të mysafirëve, të cilët duelin e mbyllën 0-4 falë golave të Lukakus, Hazardit dhe Batshuayit (2). Për Lukakun ky ishte goli i 18 në 16 takimet e tij të fundit me Belgjikën, ndërsa i 41-ti në total me fanellën e kombëtares.
LIGA E KOMBEVE - TABELAT DHE ORARI
Skocia do të jetë kundërshtarja e Shqipërisë pas 3 ditëve, në ndeshjen që luhet në kuadër të Grupit C1 të Ligës së Kombeve, kurse Belgjika në anën tjetër ndodhet në Grupin A2 bashkë me Zvicrën dhe Islandën.