ERGYS KAÇE NË STËRVITJE
Para Skocisë, Panucci kthen edhe një mesfushor
9 September, 2018 @14:03
Mediat shqiptare njoftojnë për një befasi në stërvitjet e kombëtares kuqezi.
Shqipëria siç po duket nga fotografitë e Panorama Sportit, ka ftuar edhe Ergys Kaçen për ndeshje ndaj Skocisë, që zhvillohet nesër.
Christian Panucci si duket ka bërë edhe një hap në ftimin e mesfushorëve me përvojë të kuqezinjëve, duke marrë mësim nga ndeshjet miqësore të mëparme.
ergys
Kaçe është duke u stërvitur me kuqezinjtë, ndërsa mbetet të shihet nëse Panucci do ta mund të përdor atë në përballje ndaj skocezëve.
ORARI I NDESHJEVE, TABELA dhe GRUPET
Herën e fundit kur Kaçe ka qenë pjesë e kombëtares daton më 9 tetor 2017, në përballje ndaj Italisë, ku mesfushori luajti 90 minuta të plota.
Skocia pret Shqipërinë në përballjen e dytë për kuqezinjtë në Ligën C1 të Kombeve, nesër më 10 shtator. Kuqezinjtë kanë triumfuar në përballjen e parë të grupit, ndaj Izraelit, 1-0 të premten.
Golin e vetëm dhe të parin me kombëtaren në një ndeshje zyrtare e shënoi Taulant Xhaka.