BERNARD CHALLANDES
I pakënaqur nga loja e parë, maksimum në të dytën
9 September, 2018 @22:35
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes Kosova - Ishujt Faroe, ka thënë se është ndarë i pakënaqur nga loja ndaj Azerbajxhanit.
“Ne ishim në Azerbajxhan dhe nuk jam shumë i kënaqur me lojën. Në anën tjetër Ishujt Faroe fituan në shtëpi me lojë të mirë,” ka thënë fillimisht ai.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Më pas zvicerani me përvojë ka shtuar…
“Tash duhet të luajmë më shumë në sulm, por nuk duhet harruar mbrojtjen. Kosova ka ekip të mirë, por shumë të ri. Angazhimi do të duhet të jetë në maksimum dhe duhet të fitojmë para publikut tonë,” kanë qenë fjalët e Challandesit, nën drejtimin e të cilit Kosova nuk është mposhtur as në miqësore as në ndeshje zyrtare, ku e para ka qenë ndaj Azerbajxhanit.